Vranësira dhe rreshje shiu pasdite në zonat malore, mësoni parashikimin e motit për sot

08:15 17/08/20201min98
1584082586_motiii-696x393-1

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do te dominohet nga kthjellimet ne ultesiren perendimore dhe vranesira te pakta ne zonat malore ne oret e para te dites.

Por vranësirat do te zhvillohen ne zonat malore gjate mesditës dhe pasdites duke gjeneruar rrebeshe afat shkurtër ne Veri dhe Verilindje te territorit.

Temperaturat e ajrit do te mbeten konstante në mëngjes, POR do te rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.

Era do fryjë e lehtë ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perendimor-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugperëndimore dhe Jugore mbeten me kthjellime dhe vranësira te pakta. Ndërsa Juglindja dhe Lindja e kontinentit do te jene me vranesira te

dendura dhe rrebeshe shiu, gjithashtu ne ndikimin e vranësirave dhe rreshjeve do te mbetet Europa Veriore dhe Qendrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto