
Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për Sokol Shanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin, të cilët vranë shokun e tyre të ngushtë, Florian Lamce.
Shanxhaktari dhe Hajdari kërkuan ‘arrest shtëpie’, por Gjykata ka rrëzuar kërkesën duke i lënë ata në burg.
Ndërkohë, mësohet se dy të arrestuarit i kanë qëndruar versionit të tyre para grupit hetimor, duke deklaruar se ishin të dehur dhe nuk mbajnë mend çfarë ndodhi.
Por si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik në lokalin “Piaza del Sol” në qendër të Elbasanit.
Adriano Hajdarin, Sokol Sanxhaktarin dhe Frlorian Lamce ishin bashkë në lokal kanë konsumuar alkol.
Pas një konflikti Adriano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin kanë qëlluar Lamçen me shishe dhe sende të tjera të forta.
Më pas ata e çuan vetë në spital 30-vjeçarin e plagosur, ku edhe ndërroi jetë.