Vlorë/ Ish i dashuri kishte urdhër mbrojtje, 35-vjeçarja e rreh dhe i…

12:05 27/10/20201min75
burri

Policia e Vlorës ka arrestuar një 35 vjeçare pasi ka dhunuar fizikisht ish-bashkëjetuesin edhe pse ky i fundit kishte urdhër mbrojtje.

Sipas policisë ngjarja është regjistruar një ditë më parë, ndërsa A. Ç., 35 vjeçe akuzohet se ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Në një tjetër operacion policor është arrestuar S. D., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë  shtetasin S. D., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi në datë 26.10.2020, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë është arrestuar në flagrancë shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi në datën 26.10.2020, ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike, ka përndjekur ish-bashkëjetuesin e saj dhe i ka thyer atij telefonin.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto