Vlorë/ Gjatë natës digjet makina e punonjësit të Ujësjellësit, dyshohet të jetë e qëllimshme

10:28 22/10/20201min96
auto_makina-digjet-autostrade1603353862

Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës, pranë zonës së Ujit të Ftohtë.

Automjeti tip “Nisan” me targa VL 7260 C është nën pronësinë e  Olsi Kafazi, punonjës pranë Ujësjellësit të Vlorës.

Ngjarja dyshohet e qëllimshme, pasi Kafazi ka qënë i përfshirë në një konflikt fizik rreth 3 javë më parë për motive ende të paqarta.

Automjeti ka qënë i parkuar në afërsi të banesës së 35 vjeçarit, teksa policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

 

Më datë 22.10.2020, në mesnatë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është djegur plotësisht automjetiti i markës “Nisan”, në pronësi të shtetasit O. K., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *