Kosovë/ Ambasadorja Vlora Çitaku e ka kërkuar vetë largimin nga Washingtoni

16:22 07/10/20202min105
vlora-scun-29-feb-2016-1-780x439

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në fillim të këtij muaji ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e ambasadores Vlora Çitaku nga misioni i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por para nënshkrimit të këtij dekreti, presidenti Thaçi kishte pranuar një letër nga vetë ambasadorja Çitaku e cila i kishte kërkuar ta lironte nga misioni i saj në SHBA.

Këtë kërkesë Çitaku ia kishte përcjellë presidentit Thaçi më 24 shtator 2020.

“Duke shprehur konsideratën më të lartë për ju dhe institucionet e Republikës së Kosovës, përmes kësaj letre kërkoj të lirohem nga detyra si Ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në letrën e ambasadores Çitaku drejtuar presidentit Thaçi, të cilën e ka siguruar Telegrafi.

Çitaku në këtë letër shkruan se ka qenë nder për të përfaqësimi i Kosovës për më shumë se pesë vite në SHBA. Vlora Çitaku ishte emëruar ambasadore e Kosovës në SHBA, më 6 janar të vitit 2015.

Vlora Çitaku do të qëndrojë në Washington deri në emërimin e ambasadorit të ri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto