Vjosa Osmani sulmon Hotin: Po tregohet arrogant, do të mbesë me duar në xhepa

22:33 13/10/20201min134
Osmani Grenell

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar kryeministrin Avdullah Hoti po tregohet arrogant para deputetëve në Kuvend, ndërsa e paralajmëroi se do të mbesë me duar në xhepa.

Ai më tha se pozita ime nuk ka funksion kushtetues. Unë i kam thënë atij që të lexojë kushtetuesen. Po mundohet të thotë se Kryetarja e Kuvendit nuk ekziston si institucion në këtë mënyrë ai po e humb edhe atë pak kredibilitet që e ka në Kuvend.

Pakënaqësia me të është enorme. Po tallet në daljet në Kuvend dhe nuk e ka respektuar Kushtetutën në shumë vendime që i ka marrë. Për dallim prej Hotit unë kam legjitimitet.

Do të mbesë me duar në xhepa. Atë që e ka quajtur platformë për dialog, kurrë nuk e ka sjellë në Kuvend. Ka thënë se Skender Hyseni nuk ka kurrfarë funksioni, por kjo nuk është e vërtetë. E kemi parë se Lajcak ka bërë takime në nivel evropian me Hysenin. Hoti nuk u treguar i sinqertë”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto