Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli me parti të re, vjen përgjigja e veprimtarit të LDK-së – ka një thirrje për elektoratin

19:07 31/08/20202min136
auto_haxji-avdyli-vjosaa1598892772

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka deklaruar sot se bashkë me kryeparlamentaren Vjosa Osmanin mund të krijojnë një parti të re, pas pakënaqësive brenda kësaj partie.

Deputeti i LDK-së nga Prizreni ka thënë se ky opsion nuk mund të përjashtohet.

“Të gjitha mundësitë janë të hapura dhe me kohë opinoni do të njoftohet. Nuk hiqet mundësia që të krijohet një organizim i ri”, ka deklaruar Haxhi Avdyli.

E, menjëherë ka ardhur një reagim i veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në diasporë, Xhevat Rexhaj.

Ai përmes një shkrimi të shkurtër në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se, “Haxhia dhe Sherifja me parti”.

“Haxhia me Sherifen, a ka të interesuar në FB me hi në parti, ngutuni”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Pra, minuta më parë, Avdyli dha detaje për krijimin e partisë së re, bashkë me Vjosa Osmanin dhe të tjerët.

“Nëse koalicioni me PDK-në bëhet përkundër vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, atëherë të gjitha mundësitë janë të hapura”, ka thënë ai .

Ai madje njofton se tashmë janë diskutuar edhe hapat për krijimin e partisë së re, por siç thotë ai, e gjitha kjo varet nga LDK-ja.

Haxhia me sherifen a ka te interesuem ne fb me hi n' parti , ngutuni !

Gepostet von Xhek Rexhaj am Montag, 31. August 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto