“Vjen zonja Monika e thotë, e kam portofolin bosh. Me kë tallet ajo?”, Grevsitja në Ballsh: Po kërkojmë bukën e fëmijëve

14:37 19/10/20202min112
Screenshot_80-1

Në ditën e 5 të grevë së urisë, gratë naftëtare të Ballshit vijojnë të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, pagat e pa marra dhe rifillimin e punës.

Kanë qënë të shumta reagimet e politikanëve për këtë çështje, madje përfaqësuese gra të PD, kanë vizituar grevistet po ashtu edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

Por gratë greviste janë shprehur se politikanët që i kanë vizituar, janë tallur me kauzën e tyre, teksa përmend kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, e cila sipas saj, ishte shprehur se e ka portofolin bosh.

Zonja shprehet:

“Asnjë reagim nuk kemi, as edhe një telefonatë. Edhe deputetet që vinë, vinë për t’u tallur. Vinë për hallin e tyre. Vjen zonja Monika thotë edhe unë e kam portofolin bosh. Me kë tallet ajo? Me punëtorët? Të priste t’i jepnim ne nga 10 lekë?  Është turp, s’ka më ku të vejë. Tallen me ne. Jemi nëna, jemi familjare. Kemi 5 ditë dergjemi këtu, i kemi lënë njerëzit të sëmurë brenda. Në s’jemi as deputete, as ministre, as ministre e as drejtoresha. Ne jemi punëtore të thjeshta edhe po kërkojmë bukën e fëmijëve.”- është shprehur grevistja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto