Vjehrri i deputetit socialist u hodh mbrëmë nga Spitali Infektiv, flasin mjekët dhe mbesa e viktimës

10:10 03/09/20202min60
Hasan-Miri-pacienti-qe-u-hodh-nga-COVID-2

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjike të mbrëmjes së djeshme në Spitalin Infektiv “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet, ku një 65-vjeçar ndërroi jetë pasi u vet-hodh nga kati i katërt ku ishte shtruar.

Bëhet me dije se janë marrë në pyetje disa familjarë dhe mjekë, që kanë ndjekur rastin e 65-vjecarit nga Klosi, të identifikuar si Hasan Miri, i cili mësohet se është edhe vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani.

Disa nga mjekët që i kanë shërbyer viktimës kanë deklaruar pranë grupit hetimor se Miri, ka shfaqur ditën e sotme, sjellje jo të qëndrueshme dhe të rënduar psikologjike.

Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe mbesa e Mirit, e cila shprehet se, ai që kur e kishte marrë vesh që ishte pozitiv me Covid-19 ishte rënduar së tepërmi psikologjikisht, gjë që çoi edhe në ndërmarrjen e këtij veprimi fatal për jetën.

Miri, vetëm para dy ditësh kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në Sanatorium, nga ku dhe u vet-hodh.

65-vjeçari ishte në terapi intensive dhe nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ngjarja e rëndë e mbrëmjes së djeshme, pason atë të 13 gushtit, ku një i ri në gjendje të rënduar psikologjike, u hodh nga ky spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto