Vjedhje, plagosje dhe të dehur në timon / Super operacion i Policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 persona

13:45 19/08/20203min122
arrestim-1

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë 24 orëve të fundit 8 persona të shpallur në kërkim ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale si: vjedhje, plagosje, posedim armësh apo edhe të dehur në timon.

Materialet për këta persona i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë / Vihen në pranga 8 persona për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.3, bënë ndalimin për veprën penale “Vjedhja” të shtetasit F.B., 41 vjeç, pasi dyshohet se është autorë i disa ngjarjeve konkretisht:

-Me date 19.06.2020, në rrugën e “Dajtit”, ka vjedhur motorin në pronësi të shtetasit G.K.

– Me datë 11.08.2020, në rrugën “Muhamed Deliu” ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A.M.

– Me datë 15.08.2020, në rrugën “E Dibrës” ka vjedhur motorin në pronësi të shtetasit B.L.
Gjithashtu, ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.3, pasi dyshohej si autor i vjedhjes së biçikletës të shtetasit A.D.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” u bë ndalimi i shtetasit F.A., 47 vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.2, u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit për shtetasin në kërkim E.K., 53 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”.
—–
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q.G., 44 vjeç, pasi në rrugën e “Dibrës”, në ambientet e një bar-kafeje, u konstatua nga punonjësit e OSHEE-së, duke rilidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme.
——
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

R.G., 38 vjeç, O.S., 35 vjeç ., I.ZH., 46 vjeç,dhe A.XH., 21 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto