Vjedhja e çantës së ekspertit kosovar në Bruksel me disa dokumente “top-sekret”, reagojnë mediat serbe, tregojnë për se bëhej fjalë

18:25 02/11/20203min71
-640-0-5fa03d4093ddb

Mediat e Kosovës dhe Serbisë kanë shkruar për një çantë me dokumenta të rëndësishme, e cila ka humbur në Bruksel.
Mediat kosovare shkruajnë se gjatë takimeve mes delegacioneve në Bruksel kishte humbur një valixhe me disa dokumente “top-secret” për Beogradin.

Sipas tyre, çanta i përkiste anëtarit të delegacionit, ekspertit për çështjet ekonomike, Muhamet Mustafa. Në reagimin e tij për mediat, Mustafa tha se çanta i kishte humbur me të vërtetë, por i ishte kthyer pas disa ditësh.

Sipas tij, në çantë nuk ka pasur asnjë dokument sekret për Serbinë, por ka pasur vetëm sende personale.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur javën e kaluar në Bruksel, por edhe pse Mustafa e ka mohuar ekzistencën e dokumenteve sekrete, mediat serbe kanë shkruar se brenda çantës kishte dokumente shumë të rëndësishme, që kanë përfunduar në dorën e gabuar.

“Në një portal u lajmerua se është humbur një çantë e delegacionit të Kosovës për bisedimet në Bruksel, dhe se kjo është mbajtur fshehtë dhe kjo paraqitet si skandal . Mua më ka ndodhur të humbi ( ose të më vidhet) çanta ku kam pasë dokumente personale dhe të holla. Pas një kohe dokumentet janë kthye, por të hollat janë marrë. Pra, është një rast i një humbjeje personale dhe nuk ka asgjë të bëje me delegacionin, tentimet që nga kjo të ndërtohet një “skandal” janë absurde. Natyrisht që ne për këtë nuk kemi pas nevojë të mbajmë konferencë për shtyp por as që e kemi mbajtur fshehtë, pasi nuk kishte asnjë nevojë për këtë”,- tha Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto