Viti i ri shkollor nis si mos më keq në Elbasan / 5 mësues rezultojnë pozitiv me Covid-19

10:42 14/09/20201min121
auto_40EBF06E-7B09-4FB4-A482-D9E5C24F8842_w1200_r11600071272

Viti i ri shkollor ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme në qytetin e Elasanit, kjo pasi mësohet se të paktën 5 mësues rezultojnë pozitivë me Covid-19, duke detyruar Drejtorinë Arsimore të qytetit që të marrë masa për zëvendësimin e tyre.

Ndërsa nxitonin t’u jepnin fëmijëve këshillat e fundit, vetë prindërit pranojnë se nisja e shkollave i frikëson ata, por dhe streson në të njëjtën kohë, edhe për vendosjen e maskave në  ambiente të mbyllura.

Ajo që të bën përshtypje këtë vit të ri shkollor që sapo ka nisur është fakti se, ndryshe nga vitet e shkuara, aksesori i fëmijëve sot nuk ishin lulet, por maskat dhe dezinfektantët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *