Vitamina C – rutina jonë e re

19:59 09/10/20203min141
vitamina c

Një anë pozitive e COVID 19 është sigurisht vëmendja e shtuar ndaj përdorimit të suplementeve ushqimore, duke qenë se ende nuk kemi formulë ndaj këtij virusi. Një antivirusal i njohur është edhe vitamina C, e cila është vitamina më e përfolur në këtë kohë.

Trupi jonë nuk e prodhon dot dhe nëse nuk e marrim nga ushqimet dhe suplementimi, mund të shfaqim shenja të mungesës së saj. Simptomat e mungesës së saj nisin nga humbja e kolagjenit, gjë e cila dobëson indet lidhëse. Pastaj ato shoqërueset janë:

– Gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve
– Humbje e elasticitetit të lëkurës
– Rënie flokësh
– Plagët marrin shumë kohë për t’u shëruar
– Lodhje kronike
– Anemi ose pagjakësi.

Mos të harrojmë që vitamina C shkatërrohet nga nxehtësia dhe drita. Prandaj gatimi me temperaturë të lartë i ushqimeve të pasura me vitamin C, e shpërlan ushqimin nga kjo vitaminë.

Pasojat e mosmarrjes së vitaminës C, shoqërohen me shumë sëmundje dhe çrregullime, duke filluar që nga anemia dhe deri tek sëmundjet kardiake.

Sa më i sëmurë të jetë një individ, aq më shumë ka nevojë që të marrë vitaminë C. Një individ i shëndetshëm, mund të marrë optidozën prej 1000mg nga Acitive+ Vitaminë C. Ata që kanë sëmundje të ndryshme, duhet të konsultohen me nutricionistin dhe mjekun për shtimin e dozës së saj. Për shembull pacientët me sëmundje kardiake, sipas referencave ortomolekulare nga dr. Linus Pauling, duhet të marrin deri në 6000mg vitamin C.

Përfitimet e vitaminës C janë vërtetë të jashtëzakonshme:

• Redukton rrudhat
• Ndihmon përthithjen e hekurit në gjak
• Antioksidant që lufton radikalet e lira, sidomos tek sëmundjet kancerogjene
• Mbron qelizat nga rrezatimi
• Ul efektet anësore të nikotinës
• Rrit imunitetin

Vitamina C duhet të bëhet ‘moda e re nutricionale’ në të gjitha shtëpitë tona!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto