‘Virusi doli nga laboratori’/ Virologia kineze publikon edhe provat

13:01 16/09/20203min98
auto_kinezja1600249476

BILD

‘Virusi doli nga laboratori’. Një virologe kineze, e cila ka punuar për një kohë të gjatë në Universitetin e Hong Kongut, dhe që ka studiuar, sipas saj, koronavirusin e ri që prej fundit të vitit 2019, ka konfirmuar me këtë deklaratë atë që kanë besuar shumë njerëz prej kohësh.

Tani doktoresha Li-Meng Yan dhe tre shkencëtarë të tjerë kanë prezantuar një punim shkencor që supozohet se tregon se si është prodhuar virusi.

26 faqe në anglisht. Dhjetëra terma teknikë. Vështirë që të kuptohen nga shumica e njerëzve.

Shkencëtarët e kanë ngarkuar dokumentin e tyre në një faqe online për kërkime shkencore.

Titulli është: “Tipare të pazakonta të gjenomit të SARS-CoV-2 tregojnë një modifikim të sofistikuar laboratorik- sesa një zhvillim natyral”.

Në një përmbledhje të shkurtër në faqen e parë, shkencëtarët shkruajnë se ata ofrojnë prova se SARS-CoV është një produkt laboratorik. Sipas tyre, ai është prodhuar duke përdorur dy viruse lakuriqësh, ZC45 dhe ZXC21. Prodhimi i këtyre viruseve është i lehtë dhe kërkon rreth gjashtë muaj punë.

Më tej thuhet se koronavirusi i ri ndryshon ndjeshëm nga viruset respiratorë dhe zoonotikë: sulmon disa organe, duket asimptomatik për një periudhë të gjatë kohe, transferohet lehtësisht dhe është thellësisht fatal për pacientët me rrezik të lartë.

Përveç kësaj, shkencëtarët shkruajnë se janë publikuar qëllimisht të dhëna false shkencore për të mashtruar botën.

Një goditje e rëndë për Kinën.

Doktoresha kineze u arratis nga Hong Kongu për në SHBA në prill të këtij viti, nga frika e krahut të gjatë të regjimit kinez.

Ajo akuzon lidershipin në Pekin se e dinin për transmetimin mes njerëzve të virusit, por e kanë mbajtur të fshehtë.

Virologia tha se ka informuar shefin e saj për këtë koronavirus, por ai i kishte thënë që të mbyllte gojën dhe të bënte kujdes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto