Vinin nga India e largët / Kapen dy kontejnerë me cigare kontrabandë në Portin e Durrësit

14:18 21/10/20203min114
MIA-ATHINE

Drejtori i Doganave, Gent Gazheli ka dalë sot në një konference për mediat, ku ka folur në lidhje me kapjen e dy kontejnerëve në Portin e Durrësit.

Sipas Gazhelit e gjithë ngarkesa ka qenë e pa pajisur me pullë fiskale, ndërkohë që akciza që duhet të paguhej ndaj shtetit ishte 164 mln lekë të vjetra.

Deklarata e plotë e Gazhelit:

“Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi prej më shumë se 1 milion paketa cigare në Portin e Durrësit. Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të ngarkesës, strukturat doganore ushtruan kontroll në dy kontejnerë të dyshuar, ku rezultoi ngarkesë prej 1.050.000 paketa cigare me origjinë nga India. Vlerësoj se kjo është dhe në sajë të një bashkëpunimi dhe shkëmbimi informacioni në kohë reale me partnerët ndërkombëtarë. E gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pullë fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e paketave të duhanit të sekuestruar në të dy kontejnerët, sipas të dhënave të disponueshme, mbi të cilat janë llogaritur detyrimet doganore, kap shifrën e 168 mijë euro. (Ndërsa detyrimi doganor që duhej të paguhej kap shifrën 16.4 milion lekë. E gjithë sasia u sekuestrua dhe rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale, “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë” të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

Ky nuk është rasti i parë i kohëve të fundit që kapen mallra kontrabandë, sidomos për mallrat e akcizës. Më lejoni që në këtë dalje të parë timen në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, të përcjell një mesazh për të gjithë qytetarët dhe operatorët ekonomikë, se Strukturat e Administratës Doganore do vijojnë të jenë të angazhuara tërësisht në zbatimin e detyrave funksionale që kanë. Objektivi ynë është tolerancë zero ndaj çdo akti të paligjshëm dhe trafiqeve. Çdo punonjës i Administratës doganore do të jetë në shërbim për të krijuar lehtësi dhe një klime të favorshme për sipërmarrjen, si dhe në funksion të konkurrencës së ndershme dhe barazisë para ligjit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto