(VIDEO)“Kam shkuar me vajzën në burg, i thashë do bëj ndarjen”, Eli Fara flet si rrallëherë për divorcin

11:36 19/10/20203min130
eli-fara-590x354-1

Eli Fara është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo numëron shumë hite në repertorin e saj muzikor, ndërkohë që e ka treguar talentin e saj jo rrallëherë dhe duke kënduar ‘live’ në clube të ndryshme, koncerte apo kompeticione.

Artistja është e rezervuar për jetën private, ndërkohë që së fundmi ka folur për ndarjen nga bashkëshorti i saj, shumë vite më parë. E ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh”, në ‘E diela Shqiptare’ ajo tregoi se i ka dhënë fund martesës ndërkohë që ish bashkëshorti i saj ishte i burgosur.

“Ish-i ishte një nga çunat më çapkën seç duhej në Korçë dhe kishte shokë të vetët. Kjo gjë i çoi në një tragjedi të madhe, sepse ishin grupe çunash që konkurronin me njëri-tjetrin kush ishte më i fortë dhe ndodhi që shokun e ngushtë të ish-it e vranë. Pastaj filloi një tjetër stuhi që ishte goxha e madhe për atë kohë hetime, gjyqe mbas gjyqeve që zgjatën shumë. (…) Gjyqet vazhduan goxha nja 1 vit e gjysmë dhe mbasi u bënë të gjitha përpjekjet dhe për të ulur dënimin, derisa u dha dënimi i fundit dhe e përcaktuan dhe burgun ku do vuante dënimin, atje kam shkuar me vajzën dhe i kam thënë që unë do të bëj ndarjen. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim dhe unë kam parë jetën time. Vazhdoja punën si mësuese në fshat, vajzën e kisha në çerdhe, kisha probleme financiare sepse mora dhe një apartament”, rrëfeu Eli Fara

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto