VIDEO/Xhemi Shehu rikthehet në ekran, zbulohet emisioni ku do e shohim moderatoren

22:22 27/10/20202min123
1564936717_XHEMISHEHU

Xhemi Shehu është një nga moderatoret më të pëlqyera për publikun shqiptar. Ajo ka qenë pjesë e ekranit të ‘Top Channel’ prej vitesh, ndërsa këtë sezon ka treguar se është larguar nga spektakli i humorit ‘Portkokalli’. Shehu nuk ka konfirmuar prezencën e saj në ndonjë format tjetër televiziv ndërkohë që gazetari Eni Shehu ju ka dhënë fund aludimeve të shumta për rikthimin e moderatores në ekran këtë sezon.

Me anë të një videoje që Eni ka ndarë në rrjete sociale, ka treguar se Xhemi do të jetë pjesë e një emisioni në ‘Abc News’. Në promon e publikuar Shehu ka njoftuar se shumë shpejt ai dhe Xhemi do të sjellin ‘Nuk është Karantinë’ .

“Heeeyyyy miqqq sidomos ju qe me njihni nga afer e dini entuziasmin dhe emocionet qe me shoqerojne para cdo projekti te ri. Po sinqerisht kam 10 min me tel ne dore e s’di nga t’ia filloj: “Nuk eshte Karantine” – me besoni, eshte nje serial televiziv krejtesisht dinamik dhe shume sfidues! Mezi po pres ta shihni dhe te frymezoheni nga aventurat, personazhet, historite dhe keshillat per nje jete aktive e sa me te shendetshme. Cdo fundjave do jemi bashke ne @abcnewsal 🧡”, ka shkruar ai.

Emisioni pritet të transmetohet çdo fundjavë dhe prezenca e Xhemit ishte një nga surprizat dhe të papriturat e formatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *