VIDEO/Vrasja e 2 të rinjve në Malësi, ish-zv.drejtori i Krimeve: Policia dinte gjithçka, por…

14:51 09/10/20203min262
Malesi-e-Madhe

Ish-zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimeve në policinë e shtetit Gëzim Ngjeçi thekson se  vrasja e dy të rinjve për parcelat e drogës në Malësi të Madhe ishte fundi tragjik i paralajmëruar i një ngjarjeje kriminale.

Sipas tij, policia ka pasur informacione për vrasjen e dy të rinjve, pasi ngjarja është zbuluar më parë nga fshatarët e zonës, por nuk ka vepruar nga frika.

Ish-drejtuesi i policisë shprehet gjithashtu se në kultivimin e kanabisit janë të implikuar drejtues të lartë të policisë dhe të shtetit, çka bën që shërbimet e policive lokale të tërhiqen në raportimin e këtij fenomeni.

Është krejt e vërtetë që policia ka dijeni për 99 për qind të rasteve, por e ka të pamundur të veprojë për shkak të implikimit të shtetit. Një gjë është e ditur, kjo është raportuar si një ngjarje e zbuluar nga fshatarët, por policia ka frikë. Policët vendorë nuk kanë informuar se kanë pasur frikë. Frika ka pushtuar të gjitha shërbimet e policisë nga pamundësia për ta luftuar këtë fenomen. Si ka mundësi që 5 ditë policia e shtetit nuk arriti tek parcelat e drogës, edhe pas dëshmive të banorëve se ata mund të jenë vrarë”, tha ish-drejtuesi i policisë për Euronews Albania.

Ngjeçi shtoi se vitet elektorale kanë qenë gjithmonë të vështira për policinë e shtetit, siç është edhe ky vit, ndërsa saktësoi se prej vitesh tashmë objekti i policisë së shtetit ka humbur në drejtim të ndërtimeve pa leje, energjisë elektrike etj., çka ka bërë që policia ta humbë sensin pse është krijuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto