VIDEO/ U përjashtua nga turneu para pak ditësh, Xhokoviç godet përsëri gjyqtarin

16:09 06/10/20201min144
XHOKOVIC-GJYQTARI

Duket se tenisti serb, Novak Xhokoviç nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë me gjyqtarët, që janë në ndeshjet që zhvillon ai.

Vetëm pak kohë pasi u skualifikua nga turneu i “US OPEN”, për shkak se goditi me top një nga arbitre, Xhokoviç rrezikon përsëri. Së fundmi serbi është përfshirë në një tjetër incident, ku përsëri ka goditur arbitrin.

Ditën e sotme Xhokoviç ka kaluar në çerekfinale të “Roland Garros”, por sërish rrezikon përjashtimin. Në tentativë për të kapur topin, Xhokoviç e gjuan fort atë dhe topi përplaset në fytyrën e arbitrit, të cilit tenisti i kërkon menjëherë falje, pasi sigurisht ishte pa dashje.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto