VIDEO-Turqia dhe Greqia në kulmin e tensioneve/ Edi Rama provokon keq ministrin e Jashtëm grek

15:06 20/10/20202min80

Screenshot_6-7 (1)

Në kulmin e tensioneve midis Greqisë dhe Turqisë, kryeministri Edi Rama ka gjetur vend që të provokojë keq ministrin e Jashtëm grek, Niko Dendias në konferencën e përbashkët për shtyp.

Turqia dhe Greqia po përplasen midis tyre për zonat ekonomike në detin Egje, duke ngritur tensionet deri në përdorimin e forcës ushtarake por që më pas janë tërhequr nga thirrjet e ndërkombëtarëve.

Raportin me Turqinë, e preku edhe ministri i Jashtëm grek në konferencën e tij me kryeministrin Edi Rama.

Pavarësisht se po fliste në kryeqytetin shqiptar, ministri Dendias lëshoi akuza ndaj Turqisë duke theksuar se ajo po bën veprime që dëmtojnë vetë Evropën.

Turqia po lëviz në drejtim të kundërt me integrimin e Bashkimit Evropian. Turqia po shkel unionin doganor dhe duhet të shqyrtohet marrja e masave për këtë gjë.  Ajo që duhet të ndërtojmë të gjithë së bashku është që të kemi një të ardhme paqësore me të gjithë”, theksoi Dendias.

Këtij qëndrimi të ministrit grek të gati krejt pavend duke përmendur raportet e Greqisë dhe Turqisë ndërkohë që po fliste në Tiranë, i është përgjigjur me një formë ironike vetë kryeministri Edi Rama.

Ai i falënderoi në fund të konferencës ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias në dy gjuhë, “Efharisto” në greqisht dhe “Ejvallah”, në turqisht.

Një provokim jo pak i vogël, në kulmin e tensioneve midis Turqisë dhe Greqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto