VIDEO-Thirrja e deputetit të PS-së: Kapni presidentin! Ilir Meta sfidon prokurorët: Këtu jam, më izoloni po mundët!

14:21 19/10/20202min94
Meta-1

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deputetit të Partisë Socialiste në qytetin e Lushnjes, Bujar Çela i cili kërkoi disa ditë më parë kryeprokurorit që të izolojë Presidentin Ilir Meta.

Meta theksoi se “Presidenti është këtu dhe ftoj të gjithë prokurorët e botës që të vijnë, unë këtu jam”

Deputeti Çela i kërkoi kryeprokurorit Olsian Çela, për të cilin tha se e ka kushëri, të bëjë sa më shpejt izolimin e Metës.

Sipas deputetit të PS nuk ka nevojë që BKH-ja të bëjë hetime, pasi sipas tij, Ilir Meta tashmë e ka mbushur kupën me ato që ka bërë.

Unë nga kjo foltore inkurajoj kushëririn tim, kryeprokurorin, Olsian Çela, se ne Çelajt, si fis i madh që jemi, na bien detyra shumë të rëndësishme, që mos të merret me hetim, por të bëjë izolimin e këtij njeriu, i cili ka mbushur kupën me të gjitha gjërat. Këtë gjë nuk e duan vetëm Çelajt, e duan edhe Metët, e duan edhe ata nga Skrapari, Tepelena, Tirana, Durrësi, se kudo, si fis i madh që jemi kemi lloj-lloj brenda nesh. Nuk ka nevojë ta hetojë BKH-ja, por duhet ta izolojë. Ju faleminderit shumë dhe ju ftoj që t’i votojmë të gjitha ligjet që janë sot në rendin e ditës”, tha para disa ditëve, deputeti socialist i Lushnjes, Bujar Çela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *