
Përplasje mes naftëtarëve dhe Policisë para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në Tiranë. Policia ka shoqëruar në komisariat disa prej protestuesve
Në mbështetje të naftëtarëve janë bashkuar edhe disa aktiviste të organizatave politike.
Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura si dhe rifillimin punës.
Por këtë të enjte ata janë përballur me forca të shumta policie të vendosura përpara ministrisë, ku nuk kanë munguar edhe përplasjet fizike.
Protestuesit kanë kërkuar të hyjnë në ambientet brenda ministrisë, për të marrë një përgjigjie për kërkesat e tyre.