(VIDEO) Sot President, por ja çfarë thoshte Ilir Meta 16 vite më parë kur krijoi LSI-në?

20:37 06/09/20201min62

Screenshot_1

16 vite më parë, përkatësisht më 6 shtator të vitit 2004 u krijua Lëvizja Socialiste për Integrim.

E me këtë rast, numri dy i saj, Petrit Vasili ka postuar një pjesë nga fjala e themeluesit të kësaj force politike, Ilir Metës, që sot është në krye të shtetit.

Ne u bashkuam në këtë lëvizje për të afirmuar vlerat e mohuara. Për të treguar se shoqëria demokratike nuk mund të ndërtohet kurrë pa luftuar varfërinë e monopolet dhe zhvilluar një ekonomi të qëndrueshme dhe vitale. Për një shtet të konsoliduar që kujdeset për qytetarët e tij dhe ofron për ta, punë, siguri dhe shërbime. Ne kemi treguar se jemi njerëzit e fjalës së mbajtur” tha ndër të tjera Ilir Meta 16 vite më parë.

Këto fjalë, Petrit Vasili thotë se sot janë më aktuale se kurrë.

Në 6 shtator të vitit 2004 themelohej LSI! Fjalët e Ilir Metës atë ditë janë sot më aktuale se kurrë” shkruan Vasili.

Fjala e Ilir Metes 6 shtator 2004.

Ne 6 shtator te vitit 2004 themelohej LSI!Fjalet e Ilir Metes ate dite jane sot me aktuale se kurre!

Gepostet von Petrit Vasili am Sonntag, 6. September 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto