VIDEO-S’kanë të ndalur shfaqjet bajate të Erion Veliajt/ Hyn në berberhane dhe qeth militantin. I ‘stampon’ në kokë mandatin e 3-të

14:04 09/10/20202min269
ggggggggg

Erion Veliaj bën çmos që të bjerë në sy të mediave çdo ditë të punës së tij si kryebashkiak, i cili shfaqet më shumë në media se sa në zyrë.

Pas shfaqjeve me artistë dhe këngëtare, ditën e sotme Erion Veliaj ka shkuar deri aty sa të futet në berberhane dhe të qethë njërin prej militantëve të Partisë Socialiste. Ky i fundit madje ka stampuar në kokë edhe ‘mandatin e 3-të’ të PS-së.

Të gjithë skenën Veliaj e ka filmuar dhe e ka publikuar në Instagramin e tij, ku kreu i bashkisë shfaqet duke marrë makinën e qethjes dhe për pak minuta bëhet “parkurier”.

Para se të kryente aktin e tij prej ‘parukieri’, Veliaj i ka bërë një pyetje të riu se ajo që kishte stampuar në kokë ishte për Playstation 3 apo Partia Socialiste mandati i tretë.

“Ça është kjo PS3? Për playstation apo Partia Socialiste, a të keqen, hajd me shëndet”, tha Veliaj duke i lëshuar edhe një shpullë pas qafe.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto