(VIDEO) “Single apo në një lidhje?”, Stresi flet njëherë e mirë për raportet me Keisin

10:22 12/10/20203min162
Kejsi-Stresi

Reperi Stresi dhe Keisi janë përfolur shpesh për ndarje dhe ribashkime. Çifti nuk kanë nguruar të ndajnë detaje nga jeta e tyre private dhe kanë treguar haptazi, problemet, skandalet si dhe xhelozitë  ndërsa tani nuk janë më bashkë. Si gjithmonë, Stresi nuk është rezervuar për mediat dhe publikun duke treguar me hollësi se çfarë ndodhur mes tij dhe Keisit.

Artisti u shpreh në ‘Nin’ se mes tij dhe ish partneres ka ndodhur një keqkuptim teksa ai ka qenë me shokë në një hotel megjithatë Keisi është e shtrenjtë për të pasi mban ende mbiemrin e tij.

Mirëpo blogerja tregoi krejt të kundërtën me anë të një fotografie të kartës së identitetit të punës në rrjete sociale, duke treguar se mbiemri i saj nuk është Lushaj (pasi emri i vërtetë i reperit është Arkimed Lushaj), por Bezhani.

Ndërkaq dyshimet për një ribashkim tjetër mes çiftit janë rikthyer, kjo pas një veprimi  të Stresit në ‘Shiko Kush Luan’. Reperit ju kërkua të bënte një foto me Trejsi Sejdinin nga një shtrat i improvizuar në studio dhe ta postonte në ‘Instagram’, por edhe pse në studio televizive, ai i tërhoqi vëmendjen Keisit duke thënë: “Keis, është vetëm lojë!”.

 

Por në rubrikën ‘After Party’ të këtij emisioni, reperi nuk mund t’i shpëtonte pyetjes nëse është në një lidhje apo jo.

“Momentalisht në lidhje”, tha reperi duke shuar njëherë e mirë kuriozitetin të gjithëve dhe duke treguar se ai është rikthyer me Keisin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto