(VIDEO) Shpërthen Murrizi: Në zgjedhje kundër çdo qelbësire politike, me Ramën do flas pas…

13:35 10/09/20202min120
Screenshot_1-47-696x365 (1)

Teksa partitë politike kanë ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021, ka edhe nga ata që do të krijojnë parti të re.

Konkretisht bëhet fjalë për deputetin, Myslym Murrizi, i cili është kryesuesi i partisë së re që pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme në Parlament.

Murrizi ishte i ftuar në emisionin ‘Top Talk’ në ‘Top Channel’ ku foli rreth partisë së re dhe zhvillimeve të fundit politike.
Ndërkohë i pyetur nëse do të bashkohej në qeverisje me kryeministrin Rama, ai është shprehur do të flas pas 25 prillit, datë kjo ku do të zhvillohen zgjedhjet.
A do pranonit të bashkëpunonit më Ramën? T’i jepnin mandatin e tretë Ramës?

“Me qejf dëshirë dhe vullnet do të jem kundër qeverisë së majtë, Myslym Murrizi dhe deputetët që përfaqësojmë.

Pas zgjedhjeve të shikojmë se si do jenë raportet. Sa mandate do kemi de sa do të ketë opozita. Se këtu s’ka ndarje nuk i ndan dot më.

Fakti që shoh Kac Islamin tek PD, që u ka thënë do ju thyej kafkat deputetëve të PD-së. Shpresoj që 2021 do ua plasi surratit.” tha Murrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto