VIDEO/ Shkaktoi penallti ndaj Kadizit, titullari i Barcelonë kapet duke qarë në makinë pas barazimit

14:49 22/02/20211min82

Lengle

Mbrojtësi i Barcelonës, Klement Lengle, u pa duke qarë në makinën e tij pas barazimit 1-1 të katalanasve në La Liga ndaj Kadizit ditën e djeshme.

Futbollisti francez po kalon një kohë të mundimshme në Nou Camp. Skuadra e Ronald Kuman tani duhet të përballet me një luftë të ashpër për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi francez, ishte shkaktar i penalltisë e cila solli golin e barazimit të Kadizit, në përballjen e djeshme. Një mbrëmje zhgënjyese për Lengle, i cili gjatë përballjes me fansat e Barcelonës, nuk i kurseu lotët brenda makinës së tij. Ky moment është duke bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto