Video/ Sërish protesta në Bjellorusi, dhjetëra të arrestuar, mes tyre edhe gazetarë

19:01 11/10/20202min99
Screenshot_105-696x435

Policia bjelloruse ka arrestuar dhjetëra protestues pas përplasjeve në marshimin e fundit masiv kundër Presidentit, Alexander Lukashenko.

Rreth 50 protestues janë arrestuar në kryeqytetin bjellorus, Minsk, pas përleshjeve me policinë.

Mijëra u turrën rrugëve të kryeqytetit Minsk për një tjetër tubim të së Dielës.

Policia raportohet se ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë disa mijëra protestues më 11 tetor.

Shumë aktivistë të opozitës janë rrahur nga policia dhe mijëra janë arrestuar gjatë muajve të trazirave. Ata po kërkojnë lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe një rivotim të lirë dhe të drejtë të zgjedhjeve.

Shoqata e Gazetarëve në Bjellorusi ka thënë se të paktën dhjetë gazetarë janë në mesin e të arrestuarve. Agjencia shtetërore e lajmeve ruse, TASS ka thënë se tre korrespondentë të saj janë arrestuar.

Bjellorusia po përballet me protesta masive që prej zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat po konsiderohen se janë manipuluar. Aleksandër Lukashenko ka shpallur veten fitues të këtyre zgjedhjeve.

Protestuesit opozitarë po kërkojnë që rezultati zgjedhor të anulohet dhe të mbahen zgjedhje të reja.

Disa shtete e kanë shpallur Syatlana Tsikhanouskaya fituese të zgjedhjeve. Tsikhanouskaya, liderja opozitare, menjëherë pas zgjedhjeve është larguar për në Lituani, pas kërcënimeve ndaj familjes së saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *