VIDEO-“Së bashku do t’ia dalim”/ Meta publikon mesazhet e ambasadorëve të BE: Mirënjohje për ndihmën që na keni dhënë

21:31 26/09/20202min156
Ilir-Meta-Presidenti-1024x576-1-770x433-1

Presidenti Ilir Meta ka falënderuar vendet e Bashkimit Evropian për ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë për të përballuar situatën nga Covid.

Në një status në Facebook, Kreu i Shtetit ka shpërndarë videon e Bashkimit Europian, ku ambasadori Soreca bën thirrje në shqip për t’u kujdesur.

“Falenderim dhe mirënjohje të thellë vendeve mike të Bashkimit Europian për ndihmën bujare të dhënë Shqipërisë për përballimin e pasojave të COVID-19. Së bashku do t’ia dalim”, shkruan Ilir Meta.

Në Ditën Evropiane të Gjuhëve zyra e BE në Shqipëri shkruan në Facebook se “Ne të gjithë mund të flasim gjuhë të ndryshme por sfida jonë kryesore sot ka një emër: koronavirus”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto