VIDEO/Sa të shkojnë taksat vjetore? Taksisti e nxjerr blof, Basha i manipulon videon

10:52 08/10/20202min118
Lulzim-Bashaaa

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi ditën e djeshme një takim me taksistët për t’u njohur me problematikat e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit me njërin prej tyre afër zyrave qendrore të Partisë Demokratike, Basha pyet taksistin se sa i shkojnë taksat vjetore.

Por ky i fundit i jep përgjigjen që kryedemokrati nuk e priste dot, teksa shprehet se taksat vjetore nuk i rëndojnë.

Basha: Sa të shkojnë taksat vjetore?

Taksisti: Taksat me thënë të drejtën nuk na vrasin, taksa në shtet më është hequr, më është zëruar.

Video e saktë në Facebook:

Ky është komunikimi live në rrjetin e tij social në Facebook, që kryedemokrati ka zhvilluar me taksistin, ndërkohë në videon e dërguar mediave, zyra e shtypit e kreut të selisë blu e manipulon atë në mënyrën më banale të mundshme.

Duke dashur të shmangë mosinformimin e tij mbi taksat vjetore për taksistët Basha e ka manipuluar videon, duke paraqitur një tjetër përgjigje të taksistit në videon e dërguar nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike.

Video e manipuluar:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto