(VIDEO) Rama thyen heshtjen dhe flet për rikthimin e vizave për shqiptarët: Ja si qëndron e vërteta…

14:24 07/10/20203min109
pasaporte_me_vize

Kryeministri Rama ka komentuar sërish sot sistemin e aplikimit EITAS që Bashkimi Evropian ka vendosur, duke deklaruar se ky nuk është një kthim pas dhe as një vizë, por një procedurë që ka si objektiv kryesor forcimin e kontrolleve të sigurisë për personat që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

Rama shprehet se, vendet Shengen ku bën pjesë edhe Shqipëria duhet të regjistrohen online për të marrë konfirmimin që mund të hyjnë lirshëm në Bashkimin Evropian.

Reagimi i Kryeministrit Rama:

“Fatkeqësisht e sërish, nishani i opozitës është dizinformimi dhe çoroditja e publikut shqiptar.

Ja e vërteta e zbatimit të programit ETIAS nga Bashkimi Europian, ku shtetasit e vendeve PA VIZA me BE, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë PA VIZA në BE, por nga 2023 do t’u kërkohet që të marrin vetëm një autorizim elektronik online para nisjes, në funksion të një filtri digjital të BE kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe kërcënimeve shëndetësore.

#ViniMaskën në mendje kundër virusit të dizinformimit dhe çoroditjes”, shkruan Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *