VIDEO/Rama ‘lan duart’ me Detin: Këtë problem do ta zgjidhim në Hagë, do hiqet edhe ligji i luftës

13:59 20/10/20202min105
download - 2020-10-20T135919.294

Ashtu siç pritej Shqipëria dhe Greqia do ta dërgojnë çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare  të Hagës për të marrë zgjidhje.

Këtë e bëri të ditur vetë kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Gjithashtu, Rama bëri të ditur se së shpejti midis Greqisë dhe Shqipërisë do të hiqet edhe ligji i luftës.

LEXO EDHE:

Sot nuk do të ketë një pushtim nga Greqia të Shqipërisë përmes detit Jon. Do ti drejtohemi institucioneve ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e detit. Më vjen keq për patriotët e detit sepse çështja e detit nuk është për të bërë propagandën e shpifur antigreke apo për të përfituar elektorat si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Çështja e detit do të jetë në diskrecion të institucioneve ndërkombëtare.  Së shpejti do të mundohemi që të hiqet edhe ligji i luftës. Më pas patriotët e detit do të gjejnë justifikime të tjera se në tokë dhe në det nuk do të kenë më çështje për t’u marrë.”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *