(VIDEO) Rama ka paralajmëruar ndryshime në qeveri, Besa Shahini ‘e sakrifikuara’ e parë?

20:51 07/09/20202min128
Screenshot_1

Kryeministri Rama ka paralajmëruar ditët e fundit se do të kishte ndryshime të mëdha në qeveri, ndërsa sot një nga ministret e qeverisë së tij ka thënë nuk do të jetë pjesë e fushatës së ardhshme të Partisë Socialiste.

Besa Shahini, e cila që prej vitit 2018 është në krye të Ministrisë së Arsimit, ka bërë me dije se do të largohet nga Shqipëria në përfundim të këtij mandati.

Gjatë intervistës së dhënë për “Ilva Now” në Euronews Albania, Shahini tha se në fund të këtij mandati do të largohet nga Shqipëria dhe nuk do të përfshihet as në fushatë.

“Unë tashmë kam njoftuar dhe Kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Ajo tha se zërat që qarkullojnë prej ditësh për zëvendësimin e saj janë të “shëndetshme”, pasi tregojnë për jetën dinamike brenda PS dhe ambiciet në prag të vitit elektoral.

“Mendoj se këto janë diskutime janë normale kur jemi futur zyrtarisht në një vit parazgjedhor dhe këtu reflekton të gjithë vullnetin dhe ambicien brenda partisë. Dhe mendoj se kjo është shumë e shëndetshme”, shtoi më tej ministrja Shahini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto