(VIDEO) Rama ka një mesazh për të gjithë skeptikët ndaj Covid-19 teksa jep një lajm të hidhur për të

20:30 08/09/20202min32

Screenshot_1

Kryeministri Rama zhvilloi pasditen e sotme në një takim me nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Leonik Tomeo” në qytetin e Durrësit, ku ndau një lajm të trishtë, që ishte një mesazh edhe për të gjithë skeptikët për ekzistencën e Covid-19.

Kreu i qeverisë tha se vëllai i një shoku të tij, në një moshë të re, humbi jetën nga ky koronavirusi, ndërsa sa i përket shifrave të infektimeve, ai tha se trendi është i stabilizuar.

Fatmirësisht kemi një trend të stabilizuar dhe jo numra katastrofikë. Numri i fataliteteve nuk është në tërësinë e vet më i madh në mënyrë të ndjeshme sesa ka qenë vitin e shkuar në aspektin e goditjeve vdekjeprurëse nga sëmundjet, por kjo nuk do të thotë asgjë nëse ky rrezik të vjen në shtëpi. Jo më larg se dje unë dëgjova, për një person që e kam njohur personalisht, vëllai i një shokut tim që humbi jetën dhe nuk ishte në moshë shumë të madhe, ishte i ri” tha ndër të tjera në fjalën e tij, kryeministri Rama.

Ai vijoi më tej duke thënë se, çdo gjë varet nga nxënësit, mësuesit dhe drejtuesit e shkollave për të respektuar masat e thjeshta që janë mbajtja e maskës dhe distanca.

Mjafton njëri të gabojë për të marrë në qafë të tjerët“, u shpreh Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto