VIDEO/ “Qenke shumë mirë, si kokrra e mollës”/ Doli nga izolimi pas infektimit me Covid-19, Presidenti Meta batutë me kryebashkiaken Voltana Ademi

11:42 10/10/20203min180
meta-2

Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në nderimin e Luftës së Koplikut, aktiviteti “100 vjet qe u ndal copëtimi” i cili u zhvillua në Malësinë e Madhe.

Në këtë aktivitet, e pranishme ishte edhe kryetarja e bashkise së Shkodrës Voltana Ademi, e cila para pak ditesh ka dale nga karantina, për shkak të infektimit nga COVID-19.

Presidenti Meta, shkëmbeu dhe një batutë me kryebashkiaken në momentin që e takoi.

Kreu i shtetit, siç dëgjohet edhe në video, i thotë “qenke shume mire, si kokrra e molles”.

Sakaq, ne nje postim ne rrjetet sociale, teksa ka publikuar disa foto, kreu i shtetit thote se “gjaku i Dëshmorëve dhe Heronjve të Atdheut nuk bëhet ujë”.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook:

I lumtur të jem sot në Malësinë e Madhe, në këtë trevë të shquar të atdhedashurisë, patriotizmit dhe luftërave për liri, për të përkujtuar së bashku me komunitetin e mrekullueshëm 100-vjetorin e Luftës së Koplikut dhe nderuar jetën, veprën dhe heroizmin e 77 Dëshmorëve të cilët derdhën gjakun për mbrojtjen e lirisë së trojeve shqiptare.
Gjaku i Dëshmorëve dhe Heronjve të Atdheut nuk bëhet ujë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto