VIDEO/Publikohet projekti i shumëpritur i Dua Lipës me Madonnën, pjesë edhe Anwar Hadid

15:53 14/08/20202min101

2-4-696x394

Pak orë më parë në platformat ‘online’ është publikuar klipi më i ri i Dua Lipës, një bashkëpunim me dy divat e njohura të muzikës Madonna dhe Missy Eliot! “Levitating” titullohet kënga e re që është një remix i The Blessed Madonna, pjesë e albumit më të ri të Dua Lipës.

Përpos bashkëpunimit të bujshëm, surpriza e klipit të ri është partneri i këngëtares shqiptare, Anwar Hadid.

Ai shfaqet në vetëm pak sekonda në klip, në disa skena mjaft romantike. Në njërën, çifti shfaqet i shtrirë në një fushë plot me lule, ndërsa në një tjetër, në makinë duke u puthur.

Dua Lipa e ka realizuar klipin gjatë karantinës, kur flokët e saj ishin në ngjyrë të kuqe. Shumë fansa të Madonna-s janë zhgënjyer kur kanë vënë re mungesën e këngëtares, e megjithatë bashkëpunimi është pëlqyer menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto