(VIDEO) “Po çfarë do të bëjmë deri në 25 prill?” Basha takon bizneset në Fushë-Krujë

11:18 06/10/20202min105
Screenshot_16

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vijuar këtë të martë takime me biznesin e mobilierisë në Fushë-Krujë.

Basha ka dëgjuar shqetësimet dhe problematikat me të cilat pronarët e bizneseve përballen, ndërsa ka prezantuar dhe planin me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë, teksa ka premtuar sipërmarrësin se pas 25 prillit do të ketë një qeveri që do ta mbështesë biznesin për të përballuar krizën ekonomike.

“Ne kemi propozuar taksën 9% për sipërmarrjen e madhe dhe me këto masa sipërmarrja do të fillojë të marrë frymë lirisht. Qeveria t’ju krijojë kushte miqësore. Qeverinë do ta keni në krah. Masat që do të merren do tua lehtësojnë aktivitetin.

Shqetësimi është këto 6 muaj. Çfarë do të bëhet deri në 25 prill, sepse në 25 prill shqiptarët do të zgjedhin. Disa të dhëna që janë publikuar para dy javësh tregojnë që ndërmarrjet dalin me humbje.

Kemi kërkuar që të rishihet skema e garancisë sovrane. Oligarkët shkatërrojnë ekonominë dhe vendet e punës. Qëllimi ynë është punësimi. Prandaj nga garancia sovrane duhet të përfitojnë ata që kanë nevojë.

Të rishikohet garancia sovrane. Pas 25 prillit do të ndihmojë prodhimet shqiptare. Sipërmarrjen prodhuese e kemi prioritet të prioriteteve. Po diskutojmë mekanizmat më të mirë për të siguruar këtë mbështetje. Shumë shpejt do të kesh një qeveri që do ta kesh në krah”,-është shprehur Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto