(VIDEO) Përleshje fizike mes një grupi të rinjsh dhe Policisë në mes të Tiranës, njërin e shtrijnë në tokë, ndërsa tjetri…

12:34 28/10/20202min115
Screenshot_2-65

Një përleshje fizike mes një grupi të rinjsh dhe Policisë është shënuar mbrëmjen e të hënës në Tiranë, duke krijuar një skenë të pazakontë në qendër të kryeqytetit.

Për shkak të aktit normativ të pandemisë, policia ka shtuar patrullimet me qëllim kontrollimin e qytetarëve për mbajtjen e maskave.

Pikërisht gjatë kontrolleve që patrullat e policisë po kryenin në hyrje të rrugës “Mine Peza” në Tiranë ka ndodhur edhe incidenti i grupit të të rinjve me forcat e rendit.

Sipas asaj që raporton ‘Ora News’, përleshja ka ndodhur pasi efektivët e policisë i kanë kërkuar të ndalojnë 2 të rinjve, për të kontrolluar dokumentacionin dhe për të bërë testin e alkoolit.

Burimet zyrtare thanë se shtetasi Henri. T ka kundërshtuar deri në përplasje fizike me forcat e rendit.

Në përleshje është dashur ndërhyrja e 5 punonjësve të policisë për të neutralizuar të riun.

Burime nga policia bëjnë me dije për ‘Ora News’, se tashmë i riu është proceduar në gjendje të lirë nga efektivët e komisariatit nr.3, me akuzën për kundërshtim të punonjësit të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto