VIDEO/ Për herë të parë, Miriam Cani surprizon fansat dhe ndan publikisht portretin e plotë të djalit

14:18 05/10/20202min99
Screenshot_8-1

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë në 14 janar të këtij viti. Këngëtarja solli në jetë një djalë, të cilin çifti e quajti Duam. Edhe pse gjatë kësaj periudhe kohore Miriami dhe Albani kanë ndarë foto të ndryshme familjare, ata janë kujdesur që të mbajnë privat portretin e të voglit të shtëpisë.

Mirëpo mesa duket pritjes së publikut për tu njohur me Duam i ka ardhur fundi. Ka qenë vetë artistja e cila ka ndarë një video në rrjete sociale ku na prezanton me djalin, i cili është thuajse 10 muajsh tanimë.

Nënë e bir na kanë dhuruar momentet më të ëmbla për ditën e sotme, ndërkohë që këngëtarja i ka shkruar edhe fjalët më të veçanta djalit të saj.

“Duam, si e do natyra diellin. Duam, si e duan yjet qiellin. Ti më ke frymëzuar të krijoj diçka që është e mbushur plot dashuri e mirësi. E pastër si dashuria e nënës!”, ka shkruar Miriami, ndërkohë vëmendjen e të gjithëve e ka marrë i vogli Duam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto