VIDEO/ Pas aludimeve se ishte ndarë nga bashkëshorti, Kim Kardashian niset sërish me pushime, ja kush e shoqëron

13:51 28/09/20203min92
0_MAIN-Kim-Kardashian-1

Kim Kardashian dhe partneri i saj, Kanye West kanë kaluar ditë të vështira në marrëdhënien e tyre. Çifti vendosën të tregojnë publikisht se gjërat mes tyre nuk po shkonin mirë, sidomos pas akuzave të kryera ndaj Kim dhe vjehrrës së tij. Megjithatë të dy janë përpjekur të rregullojnë gjërat mes tyre dhe u arratisën  bashkë me fëmijët e tyre duke pushuar për disa ditë radhazi në Republikën Dominikane muajin e shkuar.

Pasi u kthyen në shtëpinë e tyre u përfol se marrëdhënia e tyre ishte stabilizuar dhe se gjërat kishin marrë rrjedhë tjetër. “Kim dhe Kanye janë marrë vesh së bashku. Të dy duken shumë më të lumtur”, tha një burim për People, pasi u kthyen në Shtetet e Bashkuara.

Pas ‘arratisjes’ çifti u përfolën sërish se kishin probleme dhe do të divorcoheshin, mirëpo Kim i hodhi poshtë të gjitha spekulimet me anë të një fotografie të vetme. Ajo ndau në ‘Instagram’ këtë fundjavë një pamje ku shihen vetëm këmbët e dyshes, teksa mes tyre ndodhet një çantë dhe një pije.

Ndërkaq Kim dhe Kanye kanë vendosur që bashkë me fëmijët të kalojnë akoma më tepër kohë si familje. 39-vjeçarja ka ndarë pamjet në ‘Instagram’, ndërsa mori vëmendjen edhe për shkak të formave trupore.

 

Ajo është shfaqur e veshur me një palë rroba banje provokuese, teksa ka qenë duke shijuar natyrën. Së bashku me vajzën e saj North, ajo ka kërcyer në ujë dhe pamjet i ka ndarë me ndjekësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto