(VIDEO) Nga matja e temperaturës, te dezinfektanti, Shahini publikon rregullat e strikte të personelit në shkolla

11:03 08/09/20203min82
Screenshot_16-3

Nisja e vitit të ri shkollor më 14 shtator është parë si një nga sfidat më të vështirë të qeverisë në këtë kohë pandemie, pasi mos respektimi i rregullave bazë kundër përhapjes së Covid-19, mund të bënte që shumë fëmijë por edhe familjarë të tyre të infektoheshin.

Një ditë më parë Ministrja e Arsimit Besa Shahini, publikoi një video ku tregonte se si do punohet nga stafi në shkolla për pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve.

Përmes një tjetër video-mesazhi në rrjetin social FB, Shahini këtë të martë i bën thirrje mësuesve por edhe të gjithë personelit që të zbatojnë me rigorozitet detyrat që kanë.

Statusi i plotë:

Si mësuesit, ashtu edhe personeli ndihmës do të zbatojnë me rigorozitet detyrat që kanë përpara për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe shtuar kujdesin për shëndetin e gjithsecilit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto