(VIDEO) Mozzik sulmohet nga hajdutët, dalin pamjet e ‘shkatërrimit’ nga studio muzikore

23:51 27/10/20204min138
dddddd-696x468

Këngëtari i njohur kosovar, Mozzik prej disa kohësh është zhvendosur jashtë vendit dhe po zhvillon karrierën e tij në Gjermani, ku jo rrallëherë ka kryesuar listat muzikore me projektet e tij. Ai vjen shpesh në Kosovë dhe në Shqipëri, ku ndan pamje të momenteve të ndryshme me fansat.

Së fundmi Mozzik ka vizituar Tiranën, ku po punon dhe për projekte të tjera muzikore nga një apartament-studio, mirëpo është përballur me diçka aspak të zakontë. Reperi ka treguar se persona të paidentifikuar i kanë thyer xhamat dhe kanë hyrë me forcë në ambientet e brendshme duke shkaktuar dëme materiale.

 

“Sa të lig që jeni”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos të publikuare në ‘Instagram’, duke shprehur kështu indinjatën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *