(VIDEO) ‘Mos u shqetëso për lopatat e mia…’ / Kryemadhi i përgjigjet ‘dhëmbë më dhëmbë’ Ramës

20:26 07/09/20201min33

monika

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Rama, pasi ky e fundit e sulmoi në fjalën e tij në seancë plenare.

Teksa ka publikuar një video shoqëruese të aktivitetit të LRI në Jalë këtë vit, kryetarja e LSI  shprehet se: ‘I Vetmuari Desperados shpërnguli shqiptarët, tani bën lojëra fjalësh sikur nuk shpërngulka dot detin’, duke i bërë thirrje të bëjë kujdes me detin, pasi e merr batica dhe s’ka salvagente që ta shpëtojë atë.

Reagimi i plotë i Kryemadhit:

I Vetmuari Desperados shpërnguli shqiptarët, tani bën lojëra fjalësh sikur nuk shpërngulka dot detin. Por kujdes me detin se të merr batica dhe s’ka salvagente (e di vetë ti) që të të shpëtojë. Sa për lopatat e Monikës mos u shqetëso. S’ke parë akoma motorët reaktiv!

Video shoqëruese Jalë 2020.

I Vetmuari Desperados shpërnguli shqiptarët, tani bën lojëra fjalësh sikur nuk shpërngulka dot detin. Por kujdes me detin se të merr batica dhe s'ka salvagente (e di vetë ti) që të të shpëtojë. Sa për lopatat e Monikës mos u shqetëso. S'ke parë akoma motorët reaktiv 🚀Video shoqëruese Jalë 2020. Këta do të të rrëzojnë!

Gepostet von Monika Kryemadhi am Montag, 7. September 2020

(Descript.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *