Monika Kryemadhit s’ia ndjen për vendimet e qeverisë / Pa maskë dhe pa distancë me banorët e Kombinatit, a do të gjobitet ajo?

11:03 21/10/20202min74
Screenshot_1-97

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me banorë të zonës së Kombinatit në Tiranë, ku është njohur me problematikat që i shqetësojnë ata më së shumti.

Mirëpo, përtej fushatës që duket se tashmë LSI e ka nisur prej disa javësh, Kryetarja e LSI ka zgjedhur me kokëfortësi t’i përmbahet premtimit të saj se nuk do të mbajë maskë më asnjë moment.

Këtë deklaratë Kryemadhi e bëri gjatë një interviste televizive teksa u pyet në lidhje me vendimin e qeverisë shqiptare për mbajtjen e detyrueshme të maskave në çdo ambient publik, përveçse në shtëpi.

Në takimin e sotëm, Kryetarja e LSI nuk është e vetmja në fakt që nuk ka mbajtur maskë, pasi edhe personat e tjerë të stafit të saj që e shoqëron nuk ka qenë i pajisur me maskë, duke i qëndruar kështu besnik shefes së tyre.

Na mbetet vetëm të presim, por me gjasë, nuk do të merret kush me të, sepse Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake rendin rrugëve të Kryeqytetit vetëm për show dhe ndalojnë tek-tuk ndonjë qytetar pa maskë sa për të bërë një foto dhe video dhe për ta nxjerrë në fund të ditës në njoftimin që shpërndan për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto