(VIDEO) Momenti prekës kur 3-vjeçarja takohet me nënën e saj në spital/ U nxor pas 65 orësh nga rrënojat

13:54 03/11/20202min88
elif

Elif Perinçek është vogëlushja 3-vjeçare, e cila u shpëtua ditën e djeshme, pas plot 65 orëve e bllokuar nën rrënoja, pas tërmetit shkatërrimtar në Izmir të Turqisë.

Ajo u nxor nga forcat e shpëtimit me duartrokitje dhe më pas u dërgua me ambulancë drejt spitalit.

Nëna e vogëlushes kishte mbetur gjithashtu nën rrënoja, por u nxor një ditë pas tërmetit.

MOMENTI I SHPETIMIT TE 3-VJEÇARES

Ndërkohë, sot është publikuar një video shumë emocionuese që tregon momentin kur Elif takohet me nënën e saj në spital.

“Dashuria ime, mami është këtu pranë teje, e shtrenjta ime, të dua shumë shpirti im”, dëgjohet të thotë nëna e Elifit teksa i përkëdhel dorën të bijës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto