(VIDEO) Misteri i ekzekutimit / Flet vëllai i Lefter Zhidrut: Nuk ka patur punëtor si ai, as në ’97-n s’kishte probleme!

11:00 25/09/20205min191
Screenshot_2-49

71 vjeçari, Lefter Zhidru u ekzekutua mbrëmjen e djeshme nga forcat speciale RENEA, pasi refuzoi negociatat duke qëlluar disa herë me breshëri automatiku në drejtim të tyre, pavarësisht tentativave për ta neutralizuar në forma të tjera.

71-vjeçari u qëllua me një plumb në kokë nga një snajper duke bërë që të mos kishte më rrezik për banorët e pallatit dhe zonës, pasi i moshuari mbante në vendin ku po qëndronte disa kallëpe tritoli, gati për shpërthim.

Abc News ka siguruar intervistën me vëllain e Lefter Zhidrut, Thanasin, i cili kishte ardhur nga Saranda në Morgun e Elbasanit për të tërhequr trupin e viktimës.

Thanas Zhidru shprehet se vëllain e ka njohur si njeri të qetë dhe nuk ka patur të bëjë asnjëherë me armët.

Madje, sipas tij, ai nuk ka patur probleme as në vitin 1997, pavarësisht trazirave të kohës.

Thanasi rrëfen se Lefter Zhidru ishte martuar tre herë dhe kishte 5 fëmijë.

Gruaja e parë, me të cilën kishte patur një djalë i kishte ndërruar jetë nga një sëmundje.

Ishte martuar për herë të dytë duke patur tre djem dhe së fundmi, në martesën e tretë kishte patur një vajzë 14 vjeçare.

Jam Thanas Zhidru, vëllai i Lefter Zhidrut. Nuk dinim asgjë nga këta gjëra këtu, e dinim që ishte mirë me familjen e tij, me gruanh dhe vajzën. Dhe u habnitën dje kur e pamë në televizor. Ai nuk ka patur të bëjë fare asnjëherë me armë apo gjëra. Ka 15-20 vjet në Elbasan dhe as nuk ngacmoi njeri apo ta ngacmonte njeri. Kaloi 1997 dhe nuk pati asnjë problem“, shprehet Thanas Zhidru.

Intervista e Thanas Zhidrut:

Jam Thanas Zhidru, vëllai i Lefter Zhidrut. Nuk dinim asgjë nga këta gjëra këtu, e dinim që ishte mirë me familjen e tij, me gruanh dhe vajzën. Dhe u habnitën dje kur e pamë në televizor.

Ai nuk ka patur të bëjë fare asnjëherë me armë apo gjëra. Ka 15-20 vjet në Elbasan dhe as nuk ngacmoi njeri apo ta ngacmonte njeri. Kaloi 1997 dhe nuk pati asnjë problem.

A ju ka shfaqur ndonjë problem?

Para katër ditësh ka komunikuar motra ime dhe më tha se ishin shumë mirë. Më tha që kishte folur me vëllain, nusen dhe vajzën. Kishin folur në telefon, ishin duke qeshur. Edhe motra ime vuri duart në kokë dje dhe gjithçka është enigme. Ai ka qenë shumë i duruar me njerëzit.

Ku mund ta ketë gjetur armën?

Nuk e di, kjo puna e armës mua s’më hyn fare në tru.
Nuk di të them për këtë. Nuk ka patur kundërshtarë këtu dhe nuk ka ngacmuar njeri.

Bashkëshortja kur ka shkuar në polici ka deklruar se nuk kishte armë në shtëpi?

Nek mund të them asgjë. Të jetë ndonjë lojë? Asnjëherë s’ka patur armë.

Ka katër djem dhe vajzën pesë. Vajzën e ka me këtë gruan. Ka patur një fat të keq. Ka patur një djalë me gruan e parë, ajo u sëmurë, vdiq. U martua me një tjetër dhe patën tre djem. Kjo ishte martesa e tretë.

Për mua ishte punëtor që nuk kishte kohë që të merrej me këto gjëra. Nuk ka patur punëtor si Lefteri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto