VIDEO/ Milionat e merkatos nuk bëjnë punë, Liverpuli thyen Çelsin me…stofin e kampionit

20:20 20/09/20202min92
skysports-sadio-mane-liverpool_5103127

Liverpuli fitoi supersfidën ndaj Çelsit me rezultatin 0-2 falë dopietës së senegalezit Sadio Mane.
KyabvwPl

Dalja me kartonin e kuq të mbrojtësit të “Bluve” Kristensen pasi pengoi sulmuesin Mane në dalje përballë portierit ndikoi dhe në fatin e ndeshjes. Një gol i organizuar në mënyrë fantastike dhe një gafë e portierit Kepa i dhanë kampionit në fuqi të Anglisë 3 pikëshin e dytë radhazi.

 

Pavarësisht qindra milionëve eurove të shpenzuara në merkato, Çelsi ishte i pafuqishëm të mposhte Liverpulin.

EiX3BXlWAAIXGRX
Ndeshja po shkon akoma më keq për Çelsin teksa Zhorginjo nuk mundi të ngushtonte rezultatin nga penalltia në minutën e 76-të. Goditja e tij u ndal nga portieri i Liverpulit Alison.

FT| Çelsi-Liverpul 0-2 
Mane 50′, 54

FORMACIONET ZYRTARE: 

ÇELSI: Kepa, James, Zouma, Christensen, Alonso, Jorginho, Kante, Kovaçiç, Mount, Havertz, Werner.
Në stol: Caballero, Barkley, Abraham, Tomori, Giroud, Hudson-Odoi, Azpilicueta. Trajner: Frenk Lampard.

LIVERPULI: Alisson, Alexander-Arnold, Van Dijk, Fabinho, Robertson, Henderson, Keita, Wijnaldum, Mane, Firmino, Salah.
Në stol: Adrian, Thiago, Jones, Minamino, Milner, Tsimakis, Origi. Trajner: Jurgen Klop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto