VIDEO/ Milani spektakël në miqësore, Brahim Diaz shkëlqen me gol dhe asist

23:29 09/09/20202min54

Diaz

Milani nuk zhgënjen në miqësoren e radhës. Pas triumfit ndaj Monzës dhe Novarës, kuqezinjtë e Piolit, kanë bindur edhe në përballjen e sotme ndaj Vinçencës, duke fituar me rezultatin e thellë 5-1.

Edhe pse me shumë futbollistë të rinj në formacion, milanistët, arritën të realizonin 3 gola në harkun kohor të 30 minutave, falë dopietës së Kasijehos dhe kolit të Kolombos.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 3-0, ndërkohë në fragmentin e dytë të lojës, Pioli hodhi në fushë, 7 lojtarë të rinj, mes tyre edhe afrimi i ri në merkato Brahim Diaz, i cili në minutën e 75-të u bë protagonist duke shënuar golin e 4-t për Milanin.

Për të vulosur shifrat në 5-1 mendoi Stanja në minutën 90+2, i cili tundi rrjetën pas asistit të Diaz. Ndërkohë për Vinçencën golin e vetëm e realizoi Guerra.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto