VIDEO/Meta sulmon Bashën: Tregoju shqiptarëve kush të ka marrë peng

14:24 19/10/20202min105
basha-5

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha që t’u tregojë shqiptarëve se kush e ka marrë peng në qëndrimin e tij opozitar.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve se si e komentonte deklartën e Bashës, se Ilir Meta duhet të bëjë rolin e presidentit dhe jo atë të opozitarit.

Atij Zotërisë i them, përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviçi kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që je peng dhe vijo punën tënde, sepse këtë popull nuk e merr askush më peng në këtë qiell dhe në këtë tokë”, tha Meta.

Ndërkaq, para dy ditëve kreu i Partisë Demokratike gjatë një konference për mediat reagoi edhe lidhur me akuzat e mazhorancës në drejtim të presidentit Ilir Meta se po merr rolin e liderit të opozitës.

Vetëm nëse mendoni se unë kam marrë përsipër rolin e presidentit të Republikës. Ai është në rolin e tij. Beteja jonë për standardet zgjedhore ka qenë betejë e përditshme dhe do të jetë, ndaj nuk mund t’i vendoset krizës shëndetësore dhe ekonomike që po bëjnë kërdinë në xhepat e shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto