(VIDEO) “Më bëhet qejfi që u ndanë”, partnerja e Seldit nuk kursehet me komentet për Mimoza Shkodrën

12:14 21/09/20202min65
1200-630-5f59ff3ed89b5-696x365

Pak ditë më parë, Seldi Qallliu bëri publike lidhjen e tij të re të dashurisë, dy vjet pas ndarjes nga këngëtarja Mimoza Shkodra. Ish banori i ‘Big Brother’ prezantoi me anë të disa pamjeve dhe videove në rrjete sociale modelen që i vodhi zemrën, në datën e lindjes së saj.

Sindi Çela është shqiptare e rritur në Belgjikë, dhe atje vazhdon jetën dhe karrierën profesionale. Çifti më i ri i showbizzit ishin të ftuar në emisionin ‘Why Not, ku folën për jetën e tyre private dhe ndanë me publikun detaje nga lidhja e tyre e dashurisë.

Sigurisht, që nuk kanë munguar as pyetjet e sikletshme, të cilave Sindi ju është përgjigjur pa komplekse. E pyetur se cili është mendimi që ka për ish të fejuarën e Seldit, modelja shprehu konsideratat e saj nga ana profesionale për Mimoza Shkodrën por tregoi se ishte e lumtur për ndarjen e tyre, ndryshe ajo dhe i dashuri i saj nuk do ishin bashkë.

“Mimoza Shkodra mendoj se është këngëtare shumë e mirë, shumë. Edhe më bëhet qefi që është ndarë se tani Seldi është me mua”, u shpreh Sindi.

I çuditshëm është fakti se Seldi dhe Mimoza u ndanë për shkak të largësisë, pasi ajo jetonte në Zvicër por edhe partnerja e tij e re nuk jeton në Shqipëri. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto